LAJMI I FUNDIT:

​Gashi: Ligji për Rimëkëmbje nuk arriti të shantazhohet nga Lista Serbe dhe nga askush tjetër

​Gashi: Ligji për Rimëkëmbje nuk arriti të shantazhohet nga Lista Serbe dhe nga askush tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, tha se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i qytetarëve.

“Është arritje për Kuvendin e Kosovë për dy arsye, së pari ky ligj kaloj dhe së dyti nuk arriti të shantazhohet as nga Lista Serbe e as nga askush tjetër. Ky ligj nuk është i LDK-së por i qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.


Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota pro, asnjë kundër, e asnjë abstenim i dhanë “dritën e gjelbër” rimëkëmbjes ekonomike.

Ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përmbajtën nga votimi. /Telegrafi/