LAJMI I FUNDIT:

Gashi kërkon nga qytetarët e Obiliqit që të respektojnë kufizimin e lëvizjes

Gashi kërkon nga qytetarët e Obiliqit që të respektojnë kufizimin e lëvizjes

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me pamje nga qyteti i Obiliqit, ka falënderuar qytetarët për respektimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dalin nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.

Këtë, Gashi e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar se janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë.


“Ne jemi në shërbimin tuaj 24 orë, stafi policor dhe stafi i QKMF-së në detyrë, u jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre, ju mund të lehtësoni punën e tyre duke qëndruar në shtëpi”, shkruan Gashi.

Postimi i plotë:

Kjo pamje e qetë dhe stabile e qytetit të Obiliqit, është tregues i vetëdijes së lartë qytetare nga ana e juaj, e kuptoj se situata në të cilën ndodhemi është e panjohur më parë, por ju siguroj se të gjithë antarët e shtabit emergjent,po bëjmë përpjekje maksimale në menaxhimin dhe parandalimin e këtij armiku të padukshëm.

Duke ju uruar fundjavë të mbarë, shprehi mirënjohjen dhe falenderimin tim për të gjithë qytetarët e Obiliqit, të cilët po respektojnë kufizimin e lëvizjes sipas vendimeve dhe udhëzimeve të MSH-së.

Ju bëjë thirrje të sinqertë që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi duke ju kërkuar që edhe në intervalet e lejuara kohore të dilni nga shtëpitë vetëm për qëllime të arsyeshme.

Ne jemi në shërbimin tuaj 24 orë, stafi Policor dhe stafi i QKMF-së në detyrë, u jemi mirënjohës për përkushtimin e tyre, ju mund të lehtësoni punën e tyre duke qëndruar në shtëpi.

Është kaq e thjeshtë, por shpëton jetë!