LAJMI I FUNDIT:

Gashi i akuzoi se xhamia u financua nga Serbia, imami Musliu: Populli ynë e ka financuar, nesër do ta padisim

Gashi i akuzoi se xhamia u financua nga Serbia, imami Musliu: Populli ynë e ka financuar, nesër do ta padisim

Imami i xhamisë Mati 1 në Prishtinë, Fadil Musliu, ka njoftuar se së bashku me imamin e xhamisë së Veternikut do të dorëzojnë një padi ndaj ish-zëvendësministrit për Komunitete, Milazim Gashi, në lidhje pretendimet e tij se disa xhami janë financuar nga Serbia.

Gashi kishte deklaruar se disa xhami, përfshirë atë në Mati 1 dhe në Veternik, janë të financuara nga Serbia, çka ka nxitur reagime të ashpra dhe vendosmëri për ndjekje ligjore nga imami Musliu.

Musliu i quajti shpifje deklarimet e Gashit, duke theksuar se nuk kanë qëndruar duarkryq përballë këtyre akuzave.


“Kemi përgatitë padinë dhe për shkak të disa pengesave teknike, derisa t’ia gjejmë adresën e numrin e telefonit, nuk e kemi deponuar. Besoj që nesër xhamia Mati 1 dhe Veterniku do ta deponojnë padinë në gjykatë. Nëse ka ndonjë trohë drejtësi, atij shpifësi do t’i tregohet vendi… Xhamitë tona janë financuar dhe sponsorizuar qartë prej popullit tonë dhe punën finale e ka përfunduar shoqata bamirëse e Katarit”, ka thënë Musliu, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Gashi: Para 20 vitesh shërbimi informativ serb ka draftuar plan për financimin e xhamive në Kosovë
Lexo po ashtu Gashi: Para 20 vitesh shërbimi informativ serb ka draftuar plan për financimin e xhamive në Kosovë

Ndryshe, Gashi vazhdon të deklarojë se Serbia qëndron pas financimit të disa xhamive në Kosovë.

Sipas tij, shërbimi informativ serb ka draftuar një plan program për financimin e xhamive dhe Kosova të paraqitet si një vend islamik para ndërkombëtarëve.

“Jo vetëm këto dy xhami, ky ka qenë vetëm si model, si hyrje realisht. Ne kemi më shumë se dy xhami të ndërtuara në Kosovë… Kam lëshuar një dokument ku shihet shumë qatë ku shërbimi informativ serbe. Realisht para 20 vjetësh ka draftuar një plan program për financimin e xhamive në Kosovë. Dhe edhe sot qëndrojmë mbi atë element që Serbia e ka një dorë, sa i përket financimit të xhamive”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”, teksa ka publikuar edhe një dokument që pretendon se është i shërbimit sekret serb.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori