Garës zgjedhore i bashkohen edhe dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur

Iniciativa Qytetare “Për Socialdemokratët e Ashkalinjëve” dhe Iniciativa Qytetare “Për Kosovë” do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Garës po ashtu i bashkohet edhe Nedźmidin Sejdilar, i cili ka aplikuar si kandidat i pavarur.
Ndërkohë, me më pak se një orë deri në përfundim të afatit, Nisma Socialdemokrate ende nuk e ka dorëzuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhje.
Afati i fundit për subjektet politike për përmbushjen e procedurave të nevojshme mbyllet sonte, të dielën, më 30 nëntor 2025, në orën 23:59.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































