Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë.

Trepça dhe Bashkimi kanë siguruar gjysmëfinale e “Play-off”-it, derisa garë e ashpër po shkon për katër vendet tjera dhe kush do të mbijetojë.


Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë pikë të njëjta, por synojnë vendin e katërt që i siguron epërsinë e terrenit vendas në çerekfinale.

Bora që ka siguruar vendin e tretë ndeshet me Golden Eagle Yllin të premten. Prishtinasit kanë 14 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 11 fitore e 15 humbje.

Sfida shumë të rëndësishme do të zhvillohen të shtunën.

Rahoveci 029 pas fitores ndaj Vëllaznimit janë të motivuar për fitoren e radhës, ku do të përballen me kampionin dhe liderin Trepçën. Vreshtarët janë në vendin e shtatë me nëntë fitore e 17 humbje, kurse mitrovicasit kanë 23 fitore e tri humbje.

Sigal Prishtina - Vëllaznimi është po ashtu përballje e rëndësishme. Prishtinasit kanë dhjetë fitore e 16 humbje, ndërsa kuqezinjtë janë në vendin e fundit me tetë fitore e 18 humbje.

Java e 27-të do të përmbyllet me ndeshjen mes Pejës dhe Bashkimit. Verdhezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, derisa Portokallezinjtë 18 fitore e tetë humbje.

ProCredit Superliga - Java 27

E premte

19:30 Bora - Golden Eagle Ylli

E shtunë

17:00 Rahoveci 029 - Trepça

19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi

E diel

20:00 Peja - Bashkimi

telegrafi sport app