LAJMI I FUNDIT:

Gara thotë se ka përpjekje për të siguruar çmime më të ulëta të biletave në Aeroportin e Prishtinës

Gara thotë se ka përpjekje për të siguruar çmime më të ulëta të biletave në Aeroportin e Prishtinës

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara, tha se po rritet numri i pasagjerëve në këtë aeroport. Për të plotësuar kërkesat e pasagjerëve, aeroporti prezanton edhe fluturimet çarter gjatë sezonit të festave dhe pushimeve vjetore.

“Vitin e kaluar, në Aeroportin e Prishtinës kanë kaluar gati tre milionë pasagjerë, ndërsa në fillim të gushtit 2023 është regjistruar një shifër prej dy milionësh, tha Gara në RTK2.

Sipas saj, gjatë sezonit të verës ne përgjithësisht prezantohen destinacione dhe linja ajrore të reja, sepse e kërkon tregu.


“Në kulmin e sezonit të pushimeve verore, destinacione të shumta turistike janë aktuale, veçanërisht në Turqi. Pastaj kemi fluturime çarter, jo linja të rregullta, kthehemi me linja të rregullta pas përfundimit të sezonit”, tha Gara.

Para sezonit ndërmerret organizimi i fluturimeve, punësimi i personelit shtesë, si dhe detaje të tjera, ndërsa çmimi i biletave diktohet nga kërkesa.

“Linjat ajrore vendosin për çmimet e biletave për destinacionet e dëshiruara. Para disa vitesh kishim një numër më të vogël të linjave ajrore dhe kjo është arsyeja që çmimet e biletave ishin më të larta. Tani po mundohemi të prezantojmë destinacione, kompani të reja dhe në këtë mënyrë të krijojmë konkurrencë në treg dhe në këtë mënyrë të sigurojmë çmime më të ulëta të biletave”, tha ajo.

Duke shtuar se për shkak të kërkesës së lartë, biletat e sezonit janë pak më të shtrenjta dhe çmimi i tyre bie në fund të sezonit.

“Ka një periudhe që biletat bien, ku fluturimet nuk shiten dhe mund të blihen më lirë, jashtë sezonit kemi edhe “loë cost”, pra kemi pasur bileta për në Milano 39 euro, por çmimet e tyre diktohen nga kërkesa. Duhet ta ndiqni edhe online, sepse kështu mund të merrni bileta më të lira avioni”, ka saktësuar Gara.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, u kujton udhëtarëve se për shkak të procedurës së nevojshme, duhet të jenë në aeroport dy orë para nisjes.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori