Këtë vit, për herë të parë në Kosovë u mbajt Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo”, të cilën e ka organizuar Instituti ATOMI – me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”. Kjo garë është më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe ku çdo vit marrin pjesë mbi gjashtë milionë nxënës nga mbarë bota.

“Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi katërmijë nxënës të të gjitha niveleve nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Në funksion të kësaj, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 70 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo në Kosovë, të cilët janë certifikuar sot në një ceremoni solemne, në të cilën përveç këtyre nxënësve dhe prindërve të tyre, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe të Drejtorive Komunale të Arsimit.
Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori, më të suksesshmit në nivel vendi dhe çmimi për rezultat të jashtëzakonshëm (rezultat maksimal), si vijon:
Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e Garës Kangaroo në Kosovë:
– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 1 (që përfshinë klasën I & II) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është HANA DAMONI.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 2 (që përfshinë klasën III & IV) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është DALMAT SELIMI.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 3 (që përfshinë klasën V & VI) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është ELION MORINA.
– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 4 (që përfshinë klasën VII & VIII) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është ERA SYLA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 (që përfshinë klasën IX & X) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është URIM HOXHA.
– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 6 (që përfshinë klasën XI & XII) në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është SHEND ZHJEQI.
Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo në Kosovë:
– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është SHEND ZHJEQI.
– Fitues i Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është DALMAT SELIMI.
– Fitues i Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2017 në Kosovë është BLERT BEQA.
Fitues i Çmimit për Rezultat të Jashtëzakonshëm (rezultat maksimal) në Garën Kangaroo:
– SHEND ZHJEQI është nxënësi që ka arritur rezultat maksimal në testin Kangaroo, duke fituar 120 pikë nga 120 pikë të mundshme ose 100% të pikëve të mundshme. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe shumë e rrallë në Garën Kangaroo, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.
Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë” (sic.), thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania