Ganiu për Akademinë shqiptare: Të diskutohet edhe për financim me para nga pushteti qendror

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale nuk ka qëndrim nëse komunat mund të financojnë Akademinë Shqiptare për Shkencë dhe Art. Kryetari i BNJLV-së, Orce Gjorgievski thotë se do të bisedojë me kolegët për këtë temë.
“Ato ndarje, procese prej të cilave askush nuk ka në përgjithësi asgjë të mirë për të parë, nuk na duhen”, tha Orce Gjorgievski – kryetar i BNJVL-së.
Paraprakisht këshilltarët e LSDM-së paralajmëruan se nuk do të votojnë për buxhetet për vitin 2025 në komunat Tetovë, Gostivar, Çair dhe Zhelinë, nëse janë paraparë mjete për premtimin parazgjedhor të koalicionit VLEN.
“Është shumë më e rëndësishme që të ngremë standardin si komb, kriteret si komb, sesa të diskutojmë për tema të tilla, të inkurajojmë bashkëjetesën”, u shpreh Pero Kostadinov – nënkryetar i BNJVL-së.
Nga ana tjetër, nënkryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu, theksoi se ata nuk heqin dorë nga qëllimi. Megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë që në ndërkohë të gjendet zgjidhje tjetër.
“Kur kemi bllokada nga Akademia maqedonase e shkencave, ku ne nuk mundemi atje as që të afrohemi, ne duhet të hapim rrugë tjetër. Ajo rrugë është ndihma nga pushteti lokal, por çdoherë kemi thënë që jemi të hapur për të hapur debat më të gjerë dhe pse jo nesër të gjendet ndonjë model ku do të përfshihet edhe Akademia shqiptare ose të financohet me mjete shtetërore nga pushteti qendror”, deklaroi Visar Ganiu – nënkryetar i BNJVL-së.
Paraprakisht, ministri Zllatko Perinski, theksoi se Ligji për vetëqeverisje lokale nuk lejon që të ndahen mjetet komunale për qëllime që nuk janë pjesë e kompetencave themelore të komunës. Por përfaqësues të Komunës së Çairit u thirrën në Ligjin për veprimtari shkencore-hulumtuese, ku thuhet se veprimtaritë e tilla mund të financohen nga vetëqeverisja lokale./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës