LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Morina, simbol i frymëzimit për të jetuar (Video)

Ganimete Morina, simbol i frymëzimit për të jetuar (Video)

Ganimete Morina është nga fshati Samadrexhë, i komunës së Suharekës.

Në moshën katër vjeçare, kuptoi për sëmundjen që kishte.


Edhe pse natyra nuk i dha ecjen, asaj i dha një shpirt fisnik.

Është kjo Ganimete Morina, të cilën dëshira për jetë, e mbajti gjallë, duke mos iu dorëzuar asnjë lloj pengese.

“Qëllimin jetësor e kam arritur, pasi sot e gëzoj një punë falë familjes, falë Zotit jam këtu ku jam. Pa marrë parasysh se jam në një karrocë me rrota nuk do të thotë asnjëherë se nuk mundesh me arritë po pate vullnetin dhe këmbëngulësinë, në jetë asgjë nuk është e pamundur për t’u arritur”, deklaroi Ganimete Morina për RTV Dukagjinin.

Sot, ajo është një ekonomiste e zonja dhe gëzon një vend pune, por deri sa ka mbaruar shkollimin ajo ka kaluar në sfida të mëdha.

“Ka qenë disa herë sfidë për shkak se kur jam zgjuar në mëngjes është dashur me shkua me babin me shkua në Handikos dhe me pritë aty gjatë orë, pastaj ka ardhur më ka marrë motra dhe më ka dërgua në shkollë. Diku 12 orë kam qëndrua në karrocë veç me mbarua shkollën e mesme”.

Ajo rrëfen se përballja për herë të parë me nxënësit ishte ndër momentet më të vështira në jetë.

“Për herë të parë vij në shkollë dhe sfida e parë që përballem është ajo me nxënësit, si më kanë shkuar ata dhe si jam ndie unë. Të them realitetin jam nder jashtë mase e thyer, dhe kam menduar të lë shkollën menjëherë”, rrëfen më tej ajo.

Ganimetja nuk ka frikë ta pranojë që ka mbetur në karrocë, ashtu siç nuk ka frikë se ajo karrocë të mund ta pengojë në realizimin e synimeve të saja.

“Jeta pa marrë parasysh se çfarë vështirësish të qet para, por ne duhet luftuar, sepse atë jetë kemi dhe atë duhet jetuar”, përfundoi Ganimete Morina./Telegrafi/