Në një televotim që është hapur ditën e sotme në Prime, banori/ja më pak e preferuar e publikut u tha se do të dilte nga Big Brother VIP Kosova.

Me këtë rast, Ganimete Abazi - Ganja ishte banorja më pak e votuar dhe që do të linte shtëpinë më të famshme në Kosovë.


Ajo hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, ndonëse qëndroi pak brenda.

Screenshot 25 4 Foto: Screenshot/YouTube

Sidoqoftë, Ganja ka qenë më pasive në lojë dhe nuk është se ishte përfshirë shumë në debate.

Krahas kësaj, banori/ja më e preferuar e publikut u zgjodh këngëtarja e njohur, Gresa, e cila hyri në shtëpi në të njëjtën ditë me Ganen.

Screenshot 26 3 Foto: Screenshot/YouTube

Sot në natën Prime në BBVK hyri aktori i njohur nga “Stupcat”, Vedat Bajrami.

Ai premtoi se do t’i dhurojë shumë shtëpisë dhe se do të sjellë harmoni ndërmjet banorëve. /Telegrafi/