Nga: Dashnor Kokonozi
Siç pritej, 80 vjetori i zbarkimit në Normandi, i cili cilësohet si më i madhi i historisë së njerëzimit, solli në kujtesë të njerëzve mjaft ngjarje të asaj ditë të paharruar.
Në mendje më mbeti historia e një ushtari skocez. E Bill Millinit i cili midis shpërthimit të bombave, predhave të artilerisë, snajperëve e batareve të mitralozave gjermane qe fortifikonin atë qe quhej “Muri i Atlantikut), nisi të luajë me gajde himnin e regjimenteve skocezë, Djaloshi i Malësisë [Highland Laddie].
Tek po zbriste nga blindi amfib dhe po i afrohej bregut, në vend të armës Bill Millini bëri gati gajden e vet, madje veshi edhe kiltin skocez që kishte mbajtur i ati në Luftën e Parë Botërore. Një oficeri që i thotë se rregullat e ushtrisë angleze nuk lejojnë përdorimin e gajdes në luftë, Bill Millini i përgjigjet se ai ishte skocez.
Hodhi pushkën krahëqafë dhe nisi t’i bjerë gajdes mu aty ku ra në uj; (madje iu lag edhe gajdja dhe notat e para nuk ishin fort t; mira). Pas hutimit të parë, të shtënat filluan nga përsëri duke masakruar e përgjysmuar forcat aleate qe nuk kishin ku te mbroheshin.
Rreth 20 vetë nga të kompanisë së Billit u vranë mu pranë tij. Deti u skuq dhe atij do t’i kujtohet deri në fund të jetës se si eci i përskuqur deri në brez nga gjaku i vëllezërve të tij të armëve.
Arsyeja përse u vranë thuajse të gjithë ata që ishin me të dhe ai jo, do të merret vesh më vonë. Ishte një snajperist gjerman, nga ata që do të zihen robër, i cili tregoi më pas se ai e kishte vënë disa herë në shënjestër Bill Millinin, por nuk kishte qëlluar sepse e kishte marrë për të çmendur …
Pas luftës, Bill Millin do të jetë pjesë e gajdexhive të gardës mbretërore.
Vdiq më 2010, por jo pa e dorëzuar gajden e tij në një muze të luftës, që ia kishte kërkuar.
Thuhet se sot e kësaj dite ajo ka brenda frymën e tij …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë