LAJMI I FUNDIT:

Gabriel Jesus shpërtheu në lot pas përjashtimit nga finalja e Kupës së Amerikës

Gabriel Jesus shpërtheu në lot pas përjashtimit nga finalja e Kupës së Amerikës

Gabriel Jesus nuk e kishte momentin më të mirë të jetës mbrëmë (e diel), pasi në finalen të Kupës së Amerikës u përjashtua nga loja.

Ylli i Manchester Cityt e kaloi Brazilin në epërsi ndaj Perusë, pak minuta pasi këta të fundit i barazuan shifrat në 1-1, për ta përfunduar pjesën e parë me rezultat 2-1. Por, Jesus u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë pas vetëm 15 minutash që kishte filluar përballja.


Ai nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë bëri një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin e Perusë, Carlos Zambrano. Këtë veprim të Gabriel Jesus nuk e fali gjyqtari i ndeshjes, Roberto Tobar, që i tregoi 22-vjeçarit kartonin e dytë të verdhë në minutën e 70-të.

Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh
Lexo po ashtu Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh

Kamerat e përcollën atë deri në shkallët e stadiumit, derisa kishte filluar të qante, ndërsa trajneri Tite tentonte ta qetësonte atë.

Brazili e fitoi Kupën e Amerikës pas 12 vitesh, duke e mposhtur Perunë (3-1) në Maracana të Rio de Janieros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori