Gabon Roma, pëson humbje në udhëtim te Genoa

Roma ka lëshuar pikë në udhëtim te Genoa, në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A.
“Romakët” u mposhtën me rezultat 1-2, sfidë që ishte tepër e barabartë nga fillimi.
Junior Messias shënoi nga pika e bardhë për të kaluar Romën në epërsi pas 52 minutave lojë.
Sidoqoftë, vetëm tre minuta më vonë Evan Ndicka shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin (55’).
Roma faktikisht realizoi prapë përmes Danyell Malen, por goli u anulua për pozitë jashtë loje (58’).
Kur Roma po sulmonte, Genoa nisi një kundërzbritje me Vitinhan që shënoi nga afërsia pas asistimit të Masinit për ta vulosur fitoren (80’).
Roma kësisoj bie në pozitën e pestë me 51 pikë ndërsa Genoa ngjitët në vendin e 13-të me 30 sosh./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































