Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave

Neonatologia Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e përkujdesjes ndaj foshnjave, neonatusit (foshnja deri njëmuajshe).
Hasbahta ka folur po ashtu për larjen e rrobave të foshnjave, pështjelljen e tyre dhe vendosjen në djep.
“Përdorimi i kemikaleve, i quaj unë ‘deodorant’, parfumave, aromatizuesve, përdorimi i lagështuesve me aromatizues, i zbutësve i detergjenteve... të gjitha këto bien..”, tha ajo.
Sipas saj, përveç larjes me një detergjent të butë, nuk duhet as tharja në makina.
“... Përveç larjes me një detergjent të butë, tharja jo në makina po në ajër... vetëm një hekurosje, rroba të pambukta...”, tha doktoresha.
Ajo tutje theksoi se po ashtu foshnjat nuk duhet të lidhen ngushtë dhe vendosja në djep është e gabueshme.
Sipas saj, më e preferuar është veshja e lirë, por sipas saj, prapë foshnja duhet të ofrohet.
“Afrimi i foshnjës është një gjë shumë e rëndësishme sepse paramendojeni një i porsalindur ka dalë nga mitra ku ka qenë i kufizuar, ti po e le haptas t’i përnjëherë...”, tha ajo.
Podcasti i plotë ku doktoresha Teuta Hasbahta flet për përkujdesjen ndaj foshnjave, rëndësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri, verdhëzën etj mund ta shikoni më poshtë.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/








































