LAJMI I FUNDIT:

G7 është duke punuar me Izraelin për përfundimin “të shpejtë” të konfliktit të Gazës – thotë ministri i Jashtëm italian

G7 është duke punuar me Izraelin për përfundimin “të shpejtë” të konfliktit të Gazës – thotë ministri i Jashtëm italian

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se vendet e G7 duhet të “reduktojnë” viktimat civile në Gaza dhe të bëjnë presion ndaj Izraelit për t’i dhënë fund operacioneve të tij ushtarake në enklavën e rrethuar.

Tajani shtoi se ai kishte diskutuar luftën në Gaza me homologët e tij britanikë dhe francezë ndërsa Italia fillon presidencën e saj njëvjeçare të Grupit të Shtatë, përcjell Telegrafi.

Ministria e Jashtme italiane citoi Tajanin të thoshte në një deklaratë se vendet e G7 po punojnë me qeverinë izraelite “për të gjetur një rrugëdalje të shpejtë nga faza ushtarake”.


Deklarata e tij vjen në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se ka mbajtur një takim me presidentin e Emirateve, Mohamed Bin Zayed në Abu Dhabi.

“Macja me nëntë shpirtra”, në një breg, me dollarë në duar: Ushtria izraelite publikon një fotografi të ‘komandantit ushtarak në hije’ të Hamasit
Lexo po ashtu “Macja me nëntë shpirtra”, në një breg, me dollarë në duar: Ushtria izraelite publikon një fotografi të ‘komandantit ushtarak në hije’ të Hamasit

Dhe ata thuhet se diskutuan përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e luftës së Izraelit në Gaza dhe adresuan nevojat humanitare në Gaza.

“Unë nënvizova angazhimin tonë të vazhdueshëm për krijimin e një shteti të pavarur palestinez”, ka shtuar Blinken.

Ndryshe, Blinken ka thënë më herët se palestinezëve nuk duhet t’u bëhet presion për t’u larguar nga Gaza dhe duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre sapo të lejojnë kushtet.

Blinken dënoi deklaratat e disa ministrave izraelitë, të cilët kërkuan zhvendosjen e palestinezëve gjetkë.

Zyrtari amerikan ishte edhe në Katar në turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme.

“Civilët palestinezë duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet”, tha Blinken të dielën. “Ata nuk munden dhe nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori