G Bani befason opinionin me postimin e fundit ndërsa iu drejtohet femrave materialiste: Të nderuara, nuk kam para
Reperi i njohur G Bani ka bërë një postim të pazakontë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, që ka marrë vëmendjen e ndjekësve dhe ka ndezur debatet në rrjet.
Në një seri rrëfimesh të shkruara në Instagram Story, ai ka shpërndarë 12 pika drejtuar të gjitha femrave që mund të bien në dashuri me të, duke mos kursyer gjuhën as brutalitetin emocional. Mesazhi nis me fjalët provokuese: “Të nderuara k*rva! Para se të bi sërish në dashuri me ndonjëren prej jush…”, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një shfryrje personale të sinqertë dhe të papërmbajtur.
Në postimin e tij, G Bani deklaron pa filtra se:
- Nuk ka para, pasuri, as në bankë dhe as cash.
- Është pa punë dhe nuk merr rrogë.
- Nuk pi drogë, por është duhanpirës.
- Është tepër xheloz dhe mund të bllokojë dikë vetëm nga ndjenjat.
- Nuk godet kurrë një femër, por nëse situata del jashtë kontrollit, ai largohet.
- Nuk e tradhton dashurinë dhe kur nuk ndjen më, nuk luan me fjalë.

Ai pranon hapur se edhe pas ndarjes, vazhdon të mendojë për ish-të dashurat për një kohë të gjatë, madje thotë se mund të mbetet i fiksuar për vite. Në mesin e deklaratave të tij, ka një frazë që tashmë po bën xhiron e rrjetit: “Po të putha në buzë, dmth të dua. Po të bëra bllok, dmth të dua”.
Ky shpërthim emocional ka ngjallur reagime të ndryshme në publik: disa e shohin si një formë të sinqertë të rrëfimit personal, të tjerë si një sjellje të pavend për një figurë publike. Ndërkohë, nuk kanë munguar zërat që vënë në dyshim nëse një postim i tillë duhet të bëhet publik apo të trajtohet si një moment i ngarkuar emocionalisht që ndoshta duhej ndarë privatisht. /Telegrafi/








































