Land Rover Defender është një nga modelet më të famshëm dhe më jetëgjatë të shekullit të kaluar.

Gjatë 70 viteve të ekzistencës së tij, ai ka përjetuar ndryshime të shumta, por diapazoni i motorëve nuk shkoi përtej motorit V8.


Një specialist i mirënjohur për këta SUV të famshëm vendosi të mbajë gjithçka brenda kufijve të tij, por disa gjëra i dërgoi në një nivel të ri, transmeton Telegrafi.

d5df3936 0e60 443b b839 74680215d060

Motori V8 i fabrikës është modifikuar plotësisht dhe tani zhvillon rreth 650 kuaj fuqi.

Gjithashtu, motori i fuqishëm do të harmonizohet me automatikun me tetë shpejtësi dhe frenat Brembo, që njihen për kualitetin e tyre.

Për një SUV me një përbërje të tillë, ju duhet t'i ndani plot 250 mijë euro. /Telegrafi/

b77e2395 c0d6 4473 a7f3 cccb9e310932