Janë nxjerr fjalët që kanë shkëmbyer Demba Ba dhe gjyqtarit i katërt, me këtë të fundit që pretendohet se ka bërë fyerje racore në ndeshjen Paris Saint-Germain – Basaksehir.

Ndeshja që ishte duke u zhvilluar mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, u ndërpre në minutën e 16-të, pasi gjyqtari i katërt besohet se ka bërë fyerje raciste ndaj asistentit të trajnerit të skuadrës turke, Pierre Webo.


Me të dëgjuar fjalët e gjyqtarit, Demba Ba ka reaguar ashpër ndaj tij, duke pasuar më pas ndëshkimi i tij me karton të kuq.

“Ju asnjëherë nuk keni thënë ky djalosh i bardhë, ju thatë ky djalë. Andaj ju kur e përmendët atë...më dëgjoni mua, kur përmendët djaloshin me ngjyrë, ju thatë ky djalë me ngjyrë?”, i drejtohet sulmuesi i Basaksehir gjyqtarit të katërt.

Më pas ai iu rikthye: “Në gjuhën rumune nuk i bije që thash ky djalë me ngjyrë”.

UEFA më pas lëshoi një njoftim duke thënë se do e hetojnë rastin dhe se nuk do të lejojnë fyerje racore në këtë sport. /Telegrafi/

telegrafi sport app