Futbollistja nga Kosova bën hapin e madh në karrierë, prezantohet te Dinamo Zagreb

Endrina Elezaj ka bërë hapin e madh në karrierën e saj, duke u transferuar në futbollin kroat.
Futbollistja nga Kosova është larguar nga KFF Mitrovica pas shtatë viteve dhe karrierën do ta vazhdoj ta gjiganti kroat Dinamo Zagreb.
Elezaj tanimë është prezantuar nga klubi i futbollit të femrave Dinamo Zagreb, derisa ajo ka falënderuar KFF Mitrovicën dhe të gjithë për shtatë vitet e kaluara.
Kujtojmë se futbollistja nga Klina luan në pozitën e mbrojtëses anësore dhe është edhe reprezentuese e Kombëtares së Shqipërisë në konkurrencën e femrave.
27-vjeçarja tani e sa vite është një nga mbrojtëset e krahut më të mira si në futbollin kosovar ashtu edhe në atë shqiptar.

Nga
Telegrafi
28/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































