Mesfushori i Real Madridit, Dani Ceballos, gjatë ditës së sotme ka postuar një foto të infermieres që ishte temë në ditët e fundit, pasi rrahu një të grua të moshuar në një 'Shtëpi strehuese' në Pejë.

Videoja e postuar në ditët e fundit, paraqiste një grup infermieresh, që qeshnin dhe xhironin, ndërsa njëra prej tyre rrahte një grua të moshuar.


Institucionet reaguan dhe prangosën tri infermieret që shiheshin në videon e publikuar nga mediat.

Video ka bërë xhiron e botës, duke bërë që të arrijë deri në Spanjë te futbollisti i Real Madridit, Dani Ceballos.

313205812 643495007454154 8431569293019292641 n

Ai ka postuar foto gjatë momentit të përdorimit të dhunës dhe pas prangosjes, duke dhënë mesazh se ata që bëjnë gjëra të tilla, përfundoi do të jetë i tillë.

Gjykata në Pejë u ka dhënë nga 30 ditë paraburgim ./Telegrafi/

telegrafi sport app