Futbollisti me prejardhje shqiptare Ibrahimovic ka shënuar gol të bukur për Gjermaninë U17

Futbollisti me prejardhje shqiptare që luan te të rinjtë e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic, ka shënuar gol të bukur në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian U17.
Këto ndeshje po zhvillohen në Izrael, ku Gjermania U17 ka ftuar dy shqiptarë.
Ibrahimovic që vjen nga Kosova është një nga shqiptarët që përfaqëson Gjermaninë e kësaj grupmoshe.
Gjermania U17 sot fitoi përballë Luksemburgut me rezultatin 3-0, ku Ibrahimovic u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë.
Ai shënoi në minutën e 70-të, duke kaluar bukur portierin dhe tundi rrjetën nga afërsia.
Te Gjermania U17 u inkuadrua në pjesën e dytë edhe Armend Likaj që luan te Schalke. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































