Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, po përgatiten për një nga momentet më të veçanta në jetën e tyre – bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur e ndanë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku Edona publikoi një postim emocionues në Instagram.


Ajo ndau një fotografi të ëmbël duke shprehur lumturinë e tyre me fjalët: "Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë”.

Postimi i çiftit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre, të cilët i uruan për këtë etapë të re dhe të bukur në jetën e tyre familjare.

Mërgim dhe Edona Berisha kanë qenë shpesh në qendër të medieve për shkak të deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre.

Foto: Mergim Berisha/Instagram

Kujtojmë se ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë një deklaratë të fortë në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.

Pas këtyre akuzave, Edona reagoi duke mohuar pretendimet, duke sqaruar se mes tyre nuk ka pasur ndonjë miqësi të ngushtë.

Foto: Mergim Berisha/Instagram

Pavarësisht thashethemeve të së kaluarës, Mërgim dhe Edona duket se po jetojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre.

Pritja e fëmijës së parë është një bekim i madh për ta, dhe me këtë lajm, ata i kanë dhënë fund të gjitha spekulimeve, duke e fokusuar vëmendjen te familja dhe e ardhmja e tyre së bashku. /Telegrafi/