Futbollisti James Maddison dhe modelja Kennedy Alexa mirëpresin një djalë

Futbollisti i Leicester, James Maddison, ka mirëpritur një djalë me partneren e tij modele - vetëm një muaj pasi ai u shfaq me një sërë vajzash nga një udhëtim në Ibiza.
Ylli, 24 vjeç, ndau një fotografi të ëmbël duke mbajtur në krah të porsalindurin duke shkruar: “Cruz Maddison. 31/07/21. Mirë se vjen në këtë botë bir”.
Duke e falënderuar edhe të dashurën e tij, Kennedy Alexa, 27 vjeçe, ai vazhdoi: “Të dua me gjithë zemër. Kennedy ti ishe e mrekullueshme”.
Ai mori urime të shumta edhe nga miqtë përfshirë Jamie Redknapp dhe Becky Vardy.

Maddison ndërkohë vazhdon të mbetet dëshira e madhe e Arsenalit për repartin e mesfushës.
Mesfushori anglez ka shkëlqyer viteve të fundit me Leicesterin dhe po kërkohet me ngulm nga Arsenali. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/08/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































