Futbollisti që ka bërë më shumë pasime të sakta për vitin 2017 në Ligën Premier fatkeqësisht nuk është një mesfushor.

Është mbrojtësi spanjoll i Chelseat, Cesar Azpilicueta, i cili ka lënë mbrapa vetës  të gjithë mesfushorët e Ligës Premier.


Azpilicueta ka kompletuar plot 538 pasime të sakta që nga 1 janari i 2017, duke lënë pas vetes shumë emra të njohur të mesfushorëve, përcjell Telegrafi.

Në vendin e dytë gjendet Yaya Toure i Manchester Cityt, i cili ka vetëm dy pasime të sakta më pak, ndërsa podiumin e kompleton bashkëlojtari i tij, David Silva me 496 pasime.

Vendi i katërt është rezervuar nga ‘shkatërruesi’ i Tottenahmit, Victor Wanyama, që ka kompletuar plot 496 pasime, ndërsa lista e ‘top 5’ mbyllet me Paul Pogba.

Mesfushori francez i Manchester Unitedit në këtë vit ka kompletuar gjithsej 486 pasime të sakta. /Telegrafi/

Më shumë pasime të kompletuar në Ligën Premier për vitin 2017: Cesar Azpilicueta – 538 pasime të sakta

azpi

Yaya Toure – 536 pasime të sakta

Yaya Toure

David Silva – 496 pasime të sakta

GettyImages 655233198

Victor Wanyama – 496 pasime të sakta

12.wanyama

Paul Pogba – 486 pasime të sakta   

pogba

telegrafi sport app