Fitorja e Fiorentinës ndaj Benventos i është dedikuar kapitenit të tyre, tashmë të ndjerë, Davide Astori.

Fiorentina ka fituar ndeshjen e javës së 28-të të Serie A ndaj Beneventos me rezultat minimal 1-0.


Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të dhe u shënua me kokë nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo.

Hugo këto gol ia dedikoi ish-bashkëlojtarit dhe kapitenit të tij, duke festuar me një fanellë të tij të duar.

Vitor Hugo Astori Festa e Hugos në kujtim të Astorit (Getty Images)

Megjithatë, jo vetëm goli, por edhe fitorja iu dedikua ish-mbrojtësi italian, Astori.

Kjo pasi të gjithë futbollistët e Fiorentinës pas ndeshjes u shtrinë në tokë dhe nuk mund t'i ndalnin lotët.

Viola 4

Viola 2

Këta ishin lot gëzimi nga lojtarët pasi arritën të fitojnë dhe t'ia dedikojnë këtë fitore pas gjithë atyre emocioneve pas vdekjes së shokut të tyre.

Viola Futbollistët e Fiorentinës në lot (Getty Images)

Viola 1 Badelj ishte ndër më të emocionuarit pasi mbajti shiritin e kapitenit në këtë ndeshje (Getty Images)

Pamjet e futbollistëve me lot në sy dhe duke falënderuar tifozët nuk dojnë shumë koment. /Telegrafi/

telegrafi sport app