Federata e Futbollit të Kosovës do të mësojë nga futbolli gjerman. Michael Nees punon si drejtor teknik.
Lufta ende është e ngulitur thellë në kokat e njerëzve në Kosovë. Por në këtë vend me 1.8 milionë banorë ka edhe lëvizje pozitive, që e dëshmon pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA. Për zhvillimin e strukturave të futbollit kosovar është angazhuar edhe gjermani Michael Nees, nga Stutensee pranë qytetit Karlsruhe. Ai ka punuar si trajner i kombëtareve, drejtor teknik dhe në pozita të tjera në Ruandë, Afrikën e Jugut dhe së fundi në Izrael.
Ndërsa nga fundi i janarit Nees është angazhuar në Federatën e Futbollit në Kosovë. 50-vjeçari është angazhuar në kuadër të programit të Ministrisë së Jashtme, Komitetit Olimpik dhe Federatës Gjermane të Futbollit (DFB).
Arsye për angazhim në Kosovë ka shumë. “Së pari, për mua është një sfidë e madhe që të punoj në një federatë të re, siç është ajo e Kosovës, ku shoh shumë mundësi për zhvillimin e strukturave profesionale. Ndërkohë që me avion mbërrin shumë shpejt dhe jam më afër familjes në Karlsruhe”, thotë Nees, i cili është shumë i kënaqur me Kosovën.
“Njerëzit në Kosovë janë shumë mikrpitës dhe miqësor. Prej ditës së parë e kam ndjerë veten të mirëseardhur. Ndërkohë që njerëzit këtu janë shumë të dhënë pos futbollit. Kemi potencial të mirë për të bërë diçka të madhe këtu në vitet e ardhshme.”
Kosova nuk ka kushte elementare
Megjithatë Nees-in dhe kolegët e tij i pret edhe shumë punë në Kosovë, që shihet edhe nga rezultatet e ekipit të parë të Kosovës.
“Dardanët”, siç i quajnë tifozët, kanë fituar në kualifikime deri tani vetëm një pikë dhe gjenden në vendin e fundit në grupin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Kundërshtari i radhës të shtunën është Kroacia.
Në ekipin e Kosovës ka shumë lojtarë të rinj por edhe disa me përvojë, si Besart Berisha, i cili para disa vitesh së bashku me gjermanin Thomas Broich është bërë kampion në Australi, me ekipin Brisbane Roar. Valon Berisha nga Red Bull Salzburg apo Milot Rashica, nga Vitesse Arnheim janë lojtarë të tjerë me kualitet të dëshmuar.
“Natyrisht që ne këtu kemi edhe lojtarë me kualitet shumë të lartë. Por për sukses në futboll kërkohen edhe struktura të mira jashtë fushës së futbollit. Ajo që në vendet e tjera është normale, këtu ende nuk është krijuar”, thotë Nees. Kosova vazhdon t’i luajë ndeshjet kualifikuese si palë pritëse jashtë vendit, për shkak se nuk ka një stadium që i plotëson kushtet e FIFA-s.
Kosova nuk ka as infrastrukturën e duhur sportive dhe nuk është anëtare e Konventës së UEFA-s për trajnerët. Kombëtarja e Kosovës ende nuk ka trajner për përgatitjen fizike dhe specialistë për analizimin e ndeshjeve.
Nees thotë “Unë shoh që po bëhen përparime dhe se FFK po bën përpjekje për një zhvillim më të shpejtë. Por është plotësisht utopike që të besohet se Kosova në kushtet e tanishme mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror, në një grup me Turqinë, Kroacinë, Islandën dhe vende të tjera.” /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier ka interes interesim të fortë për Viktor Gyokeres

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

Xherdan Shaqiri me gol dhe asistimm, kthen Baselin te fitorja

Nga biseda me Albion Rrahmanin, te niveli i futbollit rumun dhe pritshmëritë - Hazrollaj flet pë të gjitha te Rapidi

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Barcelona po e sakrifikon një yll të madh për transferimin e Dean Huijsen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler