Veshja e Dua Lipas në ‘Grammy 2021’ ishte e mbuluar me shkëlqim nga koka te këmbët.

Këngëtarja zgjodhi një krijim të personalizuar të Versace-s me ngjyra të ëmbla, që sipas fjalëve të saj simbolizon diçka të rëndësishme.


“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”, tha Dua për E! në tapetin e kuq.

FE053412 00F1 46FA AD1C 667496D013DA

Imazhet e fluturave besohet se përfaqësojnë ringjalljen, ripërtëritjen dhe rezistencën, ndërsa insekti pëson një transformim të madh për t’u shndërruar në “flutur”. Kështu, përmes këtij motivi të fustanit, Lipa mund të nënkuptojë një ndryshim të madh në jetën ose karrierën e saj, shkruan Anabel.

024AE10D BE9B 4796 B4A1 7C42C22C39C2

Dua bëri një ndryshim të veshjes kur u ngjit në skenën e Grammy për të interpretuar “Don’t Start Now” dhe “Levitating”. Ajo e filloi performancën veshur me një pallto stil “opera", përpara se ta hiqte për të zbuluar veshjen e vërtetë: Një set me shkëlqim në ngjyrë rozë. Sinqerisht, shkëlqeu!

Older Man Two Photos Text Meme 1