LAJMI I FUNDIT:

Fustanet më të preferuara për sezonin e pranverës: Këto pesë modele patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj!

Fustanet më të preferuara për sezonin e pranverës: Këto pesë modele patjetër duhet t’i keni në gardërobën tuaj!
Foto: Shutterstock

Pranvera po na afrohet dhe është koha që të fillojmë të mendojmë për modele valëvitëse dhe të hareshme

Sezonin pranveror më së shumti e duam për shkak të fustaneve të cilat janë në fokus, transmeton Telegrafi.


Sivjet fustanet absolutisht do të dominojnë skenën e modës, prandaj pothuajse pjesët e tjera të veshjeve nuk na nevojiten.

Disenjatorët e modës kanë veçuar pesë modele të cilat do të jenë hit absolut…

Fustane romantike valëvitëse

Fustanet në stilin boho edhe sivjet janë në modë.

Fustane me mëngë të fryra

Ky model i fustaneve krijon dukjen vizuale të orës së rërës dhe kjo është arsyeja e popullaritetit të tij.

View this post on Instagram

A post shared by Kristin Koch (@krismkoch)

Fustani-këmishë

Ky model me vite të tëra ka qenë në trend, mirëpo këtë sezon do të ketë ekspansion të vërtetë. Gjëja e shkëlqyeshme është që mund të vishet pothuajse në të gjitha rastet, nga ato rastësore, deri te ato pak më solemne.

Fustani triko

Nga fundi i vitit të kaluar në fokus kanë qenë pantallonat dhe bluzat e thurura, ndërsa në pranverë vendin e tyre do ta zënë fustanet.

View this post on Instagram

A post shared by Elina Psa (@elinartex)

Fustanet me lara

Rregulli i kësaj pranvere është – sa më të larmë, aq më të mirë.

/Telegrafi/