Para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, përfaqësuesit e Demokracisë në Veprim (DNV) kanë apeluar për një proces zgjedhor të rregullt, me një garë të barabartë, liri të shprehjes, transparencë dhe ndalimin e shfrytëzimit të resurseve publike për qëllime elektorale.
Në një intervistë për Telegrafin, drejtoresha e Lëvizjes “FOL”, Mexhide Demolli-Nimani ka shprehur shqetësime lidhur me diskursin publik dhe mënyrën e zhvillimit të fushatave nga partitë politike.
Ajo ka theksuar se fushata zgjedhore po shoqërohet me një gjuhë jo të përshtatshme nga liderët e partive, të cilët shpesh herë i drejtohen elektoratit duke përdorur fjalor ofendues dhe sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë.

Demolli ka theksuar se ky është një zhvillim frikësues dhe se do të ishte shumë më e dobishme për qytetarët që partitë të prezantonin ide dhe programe konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve, në vend që të përqendroheshin në kritikat ndaj rivalëve politikë.
Ajo ka theksuar se, veçanërisht nga partia në pushtet, mungon ofrimi i një programi të qartë dhe të detajuar për mandatet e ardhshme, ndërsa po vërehet një tendencë për të ofenduar dhe shpifur kundërshtarët.
“E ke një parti në pushtet që, gjatë gjithë tubimeve, flet vetëm për partitë opozitare dhe nuk ofron një alternativë apo program konkret. Po ashtu, kemi edhe liderë të opozitës që kritikojnë qeverisjen aktuale…”, ka thënë Demolli.
Ajo ka shtuar se, ndërsa mund të arsyetohet kritika nga ana e opozitës, është e papranueshme që partia në pushtet të vazhdojë të akuzojë pa ofruar ndonjë plan të qartë për të ardhmen.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Demolli është bojkotimi i medieve nga partia në pushtet dhe mungesa e transparencës në lidhje me realizimin e premtimeve të mëparshme.
Ajo ka theksuar se për katër vjet në pushtet, qeveria aktuale ka dështuar të realizojë më shumë se 50 për qind të aktiviteteve të planifikuara, duke krijuar një hendek të madh mes premtimeve dhe realizimeve.
“Mungesa e investimeve dhe dështimi për të realizuar premtimet janë disa nga arsyet që mund të shpjegojnë bojkotimin e debatëve nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar Demolli.
Demolli ka bërë thirrje për parti politike që të ofrojnë premtime të realizueshme dhe të bazuara në analiza të detajuara.
Ajo ka theksuar se shumë premtime, veçanërisht ato që lidhen me gratë dhe fëmijët, shpesh herë janë të pambështetura me argumente dhe mund të krijojnë pritshmëri të paarsyeshme.
“Shifrat dhe premtimet e mëdha duhet të jenë të bazuara në realitet dhe analiza të thelluara, përndryshe ato mund të dështojnë dhe të shkaktojnë zhgënjim”, ka theksuar ajo.

Një tjetër çështje që ka ngritur Demolli është shfrytëzimi i fëmijëve në fushatat zgjedhore, një praktikë që është e ndaluar, por që, sipas saj, ende po shikohet në disa reklama zgjedhore.
Ajo ka apeluar për respektimin e ligjit dhe për t’i dhënë fund përdorimit të fëmijëve për qëllime elektorale.
Në fund, Demolli ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të analizojnë me kujdes programet e partive politike dhe të bëjnë një zgjedhje të informuar.
“Qytetarët meritojnë një fushatë të pastër, të ndershme dhe të bazuar në programe të realizueshme, për të cilat ata mund të kenë besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka përfunduar Demolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Konfiskohen 860 flakona botox, Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Mbi 500 raste të reja në vit, çdo ditë vdes një shqiptar nga kanceri i zorrës së trashë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler