Fushata "Toka jonë, Shija juaj" edhe në Vushtrri për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore

Në kuadër të fushatës vetëdijësuese “Toka jonë, Shija juaj”, në Shkollën e Mesme të Ulët SHMU-1 në Vushtrri u mbajt një orë edukative me temën “Rëndësia e konsumimit të frutave,perimeve dhe produkteve të përpunuara vendore".
Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta, të cilët u nxitën të kuptojnë jovetëm të drejtën e zgjedhjes, por edhe përgjegjësinë që kanë për të ndikuar pozitivisht në shoqëri,duke forcuar ekonominë lokale dhe duke ndërtuar zakone ushqimore më të shëndetshme.

Ora edukative u shoqërua me kuize dhe diskutime mbi mënyrat se si të njihen prodhimetvendore, cilat ushqime janë më të mira dhe më të shëndetshme, si dhe rëndësinë e një ushqyerjeje të balancuar. U theksua po ashtu vlera e përpunimit minimal që ruan freskinë dhe vlerat ushqyese të produkteve.

Në përmbyllje, nxënësit patën mundësi të shohin nga afër disa prodhime vendore dhe të shijojnëdisa prej tyre. Aktiviteti u realizua nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), si pjesë e programit EREA, i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Mirënjohje e veçantë iu shpreh edhe shkollës SHMU-1 për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me nxënësit.

Caritas-i Zviceran, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat dhe shoqatat bujqësore lokale,vazhdon të mbështesë ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë dhe shoqëria në përgjithësi mbi rëndësinë e zhvillimit ekonomik përmes bujqësisë.



















































