Fushata për legalizimin e armëve e nisur nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk po tregon rezultat të pritshëm në zvogëlimin e armëve ilegale që ndodhen në duart e qytetarëve, ndonëse sipas kësaj ministrie në tre muajt e parë të fushatës kanë aplikuar mbi 400 persona për legalizmin e armëve.
Skeptik për suksesin e kësaj fushate po shprehen ekspertët e çështjes së sigurisë në Kosovë.
Avni Islami njohës i çështjes së sigurisë në Kosovë thotë se si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje për paqe në mes Kosovës dhe Serbisë qytetarët hezitojnë t’i legalizojnë armët e tyre, prandaj ai konsideron se fushata për legalizim të armëve nuk po jep rezultatet e pritura.
Islami pranon se legalizimi i armëve si proces do ndikonte për rritje të sigurisë qytetare në Kosovë.
“Duke se edhe kësaj radhe nuk ka dhënë rezultat të pritshëm për shkak se Kosova është një vend që ka dal nga lufta dhe jo fort larg. Mendoj se pjesa dërrmuese e armëve janë armë luftarake, armë të zjarrit të cilat mund të përdoren në font. Dhe për shkak të pasigurisë dhe për shkak të këtyre turbulencave dhe mos zgjidhja e ‘statusit’ të Kosovës i bën edhe më të dyshimtë që armët e zjarrit të mos i dorëzojnë derisa qytetarët ta ndjejnë një siguri në vetvete, dhe ta ndjenjë sigurinë se institucionet e sigurisë së Kosovës. Pra Policia e Kosovës dhe akterët tjerë janë të gatshëm që ta mbrojnë jetën dhe pronën e çdo qytetari”, thekson Islami.
Në anën tjetër anëtari i Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi thotë se në mënyrë të pavetëdijshme, qytetarët nuk janë informuar si duhet rreth kësaj kampanje.
Duke e cilësuar si të dështuar këtë fushatë të legalizimit të armëve, Selimi thotë se nuk bëhet fjalë për puro legalizim të armëve.
“Ky proces gjashtë mujor ka dështuar për shkak se edhe nuk ka pasur një kampanjë të mirëfilltë për t’i vetëdijësuar njerëzit se për çka bëhet fjalë , por edhe ndoshta nuk ka qenë e përgatitur mirë një infrastrukturë ligjore ose si legjislacion sekondar. Kështu që do të mbetet ndoshta një gjashtë mujor tjetër që mund ta bëjë kryeministri… Por gjithsesi paraprakisht duhet të ketë një vetëdijisim dhe një fushat që ta dinë qytetarët se për çka bëhet fjalë dhe që ta kuptojnë ata që nuk bëhet fjalë thjeshtë për dorëzim, dhe legalizim të armëve, sepse kështu po të ishte atëherë do të legalizoheshin të gjitha armët e në fakt nuk është kështu është thjesht një kërkesë për amnisti të armëve pa leje”, thotë Selimi.
Por, krahas kësaj, në ministrinë e Punëve të Brendshme këtë kampanjë po e konsiderojnë si të suksesshme.
Shefi i Divizionit për Armë dhe Municion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Destan Mustafa thotë se deri tani, leje finale për legalizim të armës askush nuk ka marr, por që 100 prej tyre kanë marr pëlqim nga MPB-ja.
Ai shprehet se fushata që ka nisur kjo ministri ka pasur efekt në vetëdijësimin e qytetarëve që armët e tyre t’i mbajnë me leje.
“Ne po vlerësojmë që është një proces që është duke shkuar mirë, nuk është pa sukses, nuk janë pak armë 400. Kemi ende edhe tre muaj apo rreth katër. Presim që të ngritet vetëdijësimi i qytetarëve dhe me fushatat që kemi lansuar për njoftim të tyre rreth procedurave të legalizimit me pjesëmarrjen tonë nëpër këshillat komunal për siguri në bashkësi të cilat bëhet nga komunat… Leje finale që nënkupton kartelë për ta poseduar për 5 vite armën, ende nuk nuk ka marr askush. Lejet paraprake që janë pëlqime i kemi lëshuar rreth 100 dhe ata që i kanë dërguar armët për kontrolle dhe verifikim në kompanitë i kanë marr armët , tani për tani i kanë në shtëpitë e tyre”, thotë ai.
Ministria e Punëve të Brendshme ka mbi licencuar mbi 20 kompani që merren me trajnimin për përdorim të armës dhe që ky lloj shërbimi po kushton 100 euro.
Derisa në bazë të statistikave thuhet se në duart e qytetarëve të Kosovës ilegalisht janë mbi 200 mijë armë, njësitet e Policisë së Kosovës vetëm në vitin 2018 kanë konfiskuar 1 mijë e 473 armë, derisa në dy mujorin e parë të këtij viti kanë konfiskuar 236 armë.
Kështu të paktën është bërë e ditur për KosovaPress përmes një shkrese elektronike nga zyra për informim e Policisë së Kosovë.
“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të saja ditore, gjatë punës operative dhe hetimore, has në armë ilegale. Armët e tilla konfiskohen dhe pastaj në bazë të vendimeve gjyqësore merren masat adekuate ndaj rasteve të tilla. Policia gjatë vitit 2018 ka konfiskuar 1473 armë dhe 23941 copë fishekë të kalibrave të ndryshme. Kurse gjate muajit janar dhe shkurt të vitit 2019, policia ka konfiskuar 236 armë dhe 3114 copë fishekë të kalibrave të ndryshme”, thuhet në këtë shkresë.
Kujtojmë që fushata për legalizim të armëve “Me Letra” është lansuar më 17 dhjetor dhe të gjithë ata që mbajnë armë ilegale dhe duan t’i kenë ato me leje, e që mundësinë e kanë deri më 17 qershor të këtij viti./kp/Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht