Subjektet politike në Kosovë kanë filluar takimet me qytetarët për të diskutuar programet e tyre dhe për të promovuar kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2024.
Partitë politike po zhvillojnë takime në Kosovë, por edhe në vende të ndryshme të Evropës. Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se këto takime janë duke i paraprirë fushatës zgjedhore, ndërsa si shqetësuese e shohin mos raportimin e shpenzimeve nga subjektet opozitare. Ndërsa për partinë në pushtet, kanë dilema se ata mund të keqpërdorin resurset shtetërore për të promovuar partinë e tyre.
Besa Luzha, njohëse e zhvillimeve politike, duke komentuar këto aktivitete politike të partive, tha se kjo çështje është dashur të jetë e rregulluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Unë mendoj që duhet të ketë procedura, për shembull, nëse është e paraparë kur fillon fushata, duhet të pasur një autoritet si KQZ, i cili në një farë mënyre i përcakton rregullat, ose i ndalon ose i lejon zyrtarisht. E tash, meqenëse nuk po ka një lloj ndalese, ata nuk kanë arsye pse të mos i vazhdojnë aktivitetet”, u shpreh ajo.
“Të gjitha partitë, edhe partia që është në pozitë, edhe më vështirë e ka sepse përcaktohet sikur po i shfrytëzon resurset shtetërore për të bërë fushatë. Ajo ndoshta nuk është ashtu, ndoshta me mjete të partisë veprojnë, por ne nuk kemi transparencë, nuk kemi të dhëna”, tha Luzha.
“Meqenëse nuk ka ndonjë veprim prej autoritetit kryesor që është KQZ, atëherë të gjithë po veprojnë dhe besoj do të vazhdojnë deri kur të fillojë fushata zyrtarisht”, theksoi ajo.
Sa i përket shpenzimeve që bëjnë partitë politike, Luzha u shpreh se “Çështja e buxhetit të partive nuk është diçka e lidhur me taksat tona, ato iu shpërndahen në bazë të vendeve në Kuvend, pra e kanë buxhetin dhe marrin po ashtu nga donacionet”.
Ndërsa për rezultatin e 9 shkurtit, Luzha theksoi se të gjitha gjasat janë të hapura, duke thënë se mund të ketë një parti që mund të fitojë shumicën, por mund të ketë edhe koalicione.
Kritika për pushtetin bëri analisti Dritëro Arifi, i cili pohoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të ndryshojë mentalitetin e elitës politike.
“Sa i përket Kosovës, mendoj se janë parakohe, sepse është mirë me u mësu si mentalitet me i respektu rregullat e një vendi. Sa i përket diasporës, mendoj që ka elemente primitive, ne nuk duhet të sillemi si vende të tjera, dhe diaspora nuk duhet të keqpërdoret dhe të shfrytëzohet për çështje banale”, tha ai.
Arifi theksoi se zgjedhjet reale janë brenda Kosovës, dhe këto aktivitete që po organizohen brenda dhe jashtë Kosovës po shihen si një mungesë serioziteti në respektimin e rregullave.
“E dyta, mentaliteti politik i elitës sonë politike për fat të keq nuk ka ndryshuar, kjo vlen për të gjitha partitë, por sidomos për qeverinë, e cila ka përgjegjësi më të mëdha dhe ka dështuar për ndryshimin e këtij mentaliteti që duhet të jetë evropian”, tha ai.
Gjithashtu, Arifi pohoi se LVV është dashur të bëjë një ligj për kufizimin e aktiviteteve qeveritare.
“Nga këndvështrimi im, kam pritur që nga një parti e cila ka premtuar progres, pra një parti shumë progresiste, është dashur që ta bëjë një ligj për kufizimin e aktiviteteve qeveritare, që në momentin që caktohen zgjedhjet, të ndalohen aktivitetet që prekin financat, apo rritjen e pagave, pensioneve. Kjo është kultura që kjo qeveri nuk ka arritur të ndryshojë. Kjo është shkelje parimore, ligjore, por edhe morale. Në një farë forme është keqpërdorim i çdo gjëje, sidomos partia në pushtet e ka promovuar sa ka qenë në opozitë”, theksoi Arifi.
Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, Arifi konsideron se një koalicion është i nevojshëm.
“Për shkak të dëshmive që na dha kjo qeveri, që shumica absolute është e dëmshme, mendoj që do ta kemi një koalicion, pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Një koalicion është i nevojshëm, sepse po vërehet se asnjë projekt madhor nuk po mund të përfundojë në kohën e duhur. Dhe po ashtu dialogu politik nuk është në horizont të përfundojë, prandaj mendoj që një koalicion do të jetë i nevojshëm për të përfunduar edhe dialogun me Serbinë”, vlerësoi ai.
Në anën tjetër, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se partitë politike kanë shtuar aktivitetet e tyre javët e fundit.
“Partitë politike në Kosovë, po thuajse pa përjashtim, kanë filluar që nga javët e para pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidentja, me aktivitetet e tyre parazgjedhore. Në fakt, këto aktivitete, veçse janë duke u intensifikuar. Çfarë kemi parë javët e fundit është një dinamizim i fushatës, me partitë politike që tashmë kanë aplikuar qasje të ndryshme. Në një anë, partia në pushtet e ka përqendruar fushatën e saj në diasporë, duke mos organizuar takime brenda vendit, me përjashtim të takimeve individuale që kanë zhvilluar deputetët”, tha ai.
Cakolli bëri të ditur se takimet që ka bërë kryeministri Kurti në diasporë, kryesisht kanë pasur karakter elektoral.
“Kryeministri bashkë me ministrat ka qenë të angazhuar në takime jashtë vendit, që ndonëse është thënë se janë si rezultat i vizitave zyrtare që ata kanë pasur jashtë vendit, në fakt nuk kanë qenë vetëm të tilla. Aktivitetet që janë mbajtur kanë pasur kryesisht karakter elektoral, pra takimet e kryeministrit me diasporën nuk janë zhvilluar rastësisht. Ne kemi parë që edhe ambasadat janë dhënë në shfrytëzim të fushatës së subjektit politik në pushtet. Pasi të njëjtit kanë dhënë njoftime se ku dhe kur do të mbajnë takime me kryeministrin”, shtoi ai.
Sipas Cakollit, LVV ka bërë një keqpërdorim të resurseve publike.
“Kjo është në një farë forme keqpërdorim i resurseve publike, për shkak se krijon një garë të pabarabartë me partitë që janë në opozitë, për shkak se ato nuk kanë qasje për të zhvilluar takime të tilla. Për më tepër, edhe kur i zhvillojnë ato takime, i bëjnë me mjete vetanake. Derisa në rastin e partisë në pushtet, ata ende nuk kanë publikuar raportet financiare. Në bazë të pamjeve dhe informacionit që ka qenë të qasshëm, aktivitetet janë paguar nga buxheti i shtetit, përfshirë biletat e aeroplanit, shfrytëzimin e resurseve të ambasadës, si veturat dhe të ngjashme”, nënvizoi ai.
Ndërsa, sa i përket subjekteve opozitare, Cakolli tha se ato janë duke bërë një fushatë më ndryshe se herët e kaluara, duke zhvilluar takime të ndryshme.
“Në anën tjetër, partitë politike opozitare kanë pasur një qasje realisht ndryshe. Pra, ato kanë vendosur të bëjnë takime brenda vendit, në fakt takime që nuk kanë qenë tradicionale, siç është rasti me LDK-në, e cila, ndonëse nuk është e njohur për takime të targetuara, tani po zhvillon aktivitete të tilla deri në oda të ndryshme”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se takime po mbahen edhe në zona rurale.
Cakolli vuri në pah disa nga problemet që janë në fushatën parazgjedhore.
“Problemi më i madh i fushatës parazgjedhore qëndron në faktin që shumica e shpenzimeve të partive do të mbesin të paraportuara. Jemi duke parë që një shumë e konsiderueshme po shpenzohet edhe nga kandidatët potencialë për deputetë, të cilët, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në aktivitete të tjera, po shpenzojnë mjete që do të duheshin të ndodhnin vetëm si shpenzime përmes xhirollogarisë së partisë”, theksoi ai.
Mes të tjerash, ai pohoi se parafushata zgjedhore ka qenë tipar i pothuajse çdo procesi zgjedhor, dhe se kjo çështje nuk është rregulluar as me ndryshimet e fundit në ligjin për zgjedhje.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, 2025, subjektet politike tashmë veçse kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët për deputetë e po ashtu të bëjnë publike edhe kandidaturat për kryeministër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Shkup: Transportuesit privat nga e hëna përfshihen në komunikacion, por jo me kapacitet të plotë
“Lagështi dhe ftohtë në burgun e Fierit”- Salianji letër për qytetarët nga qelia 6
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë