LAJMI I FUNDIT:

Fury vlerëson lart Seferin: Edhe Tyson, Holyfield dhe Muhamed Ali peshuan si Seferi

Fury vlerëson lart Seferin: Edhe Tyson, Holyfield dhe Muhamed Ali peshuan si Seferi
(Foto: Getty Images)

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka refuzuar që të nënvlersojë boksierin shqiptar, Sefer Seferi para duelit të madh që zhvillohet sontë mbrëma (e shtunë) në Manchester Arena të Anglisë.

Dueli që do të pritet shumë në mbarë botën për shkak të rikthimit të Furyt, e sheh këtë të fundit pas një pauze trivjeçare të rikthyer.

Momenti kur Fury ngriti Seferin

I kritikuar shumë për përzgjedhjen e kundërshtarit, ku në Angli po nënvlerësohet tej mase shqiptari, Fury ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.


“Unë nuk shoh asgjë të keqe pse përzgjodha Seferin. Pse duhet të kritikohet kjo? Njerëzit nuk e njohin fare atë. Ai ka peshuar 95 kilogram në matjet zyrtare. Sikurse Mike Tyson, Evander Holyfield dhe Muhammed Ali. Nuk mund të keni vëmendjen vetëm te masa kur flisni për kategoritë e rënda, theksoi Fury duke shtuar se do të jetë një shfaqje fantastike e boksit mes tij dhe shqiptarit.

Të gjitha lajmet nga dueli Seferi vs Fury
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dueli Seferi vs Fury

I pyetur nga Blick nëse ai mendon për Joshuan si kundërshtar të radhës, pasi këtë po e kërkojnë adhuruesit e tij, Fury tha se vëmendja duhet të jetë te Seferi.

“Nuk mendoj fare për Joshuan. Kundërshtari im i radhës është Sefer Seferi. Mbajeni mend këtë emër. Këtë njeri duhet ta mposht së pari”, u shpreh Fury.

Dueli zhvillohet në ora 23:00 në Manchester Arena dhe kjo përballje pritet të transmetohet në shumë televizione anë e mbanë botës që me vëmendje do të presin rikthimin në ring të 29 vjeçarit nga Britania e Madhe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori