Nga 23 Agjenci të cilat financohen nga arka e shtetit, Agjencisë për realizimin e dygjuhësisë i është ndarë buxhet më i vogël dhe e njëjta ndodhet e fund të listës. Për Agjencinë e Zbatimit të dygjuhësisë nga arka shtetërore për vitin 2019 janë paraparë 136.991 euro, nga të cilat 6 milionë denarë janë paraparë për rroga. Sipas planit për sistematizim janë paraparë 74 vende pune, ndërsa me këto mjete të planifikuara mund të mbulohen rrogat vetëm se për 15 të punësuar.
Nga ana tjetër, edhe objekti në të cilën është vendosur Agjencia për Zbatimin e dygjuhësisë, nuk i plotëson kushtet normale për realizimin e obligimeve që burojnë nga Ligji për gjuhët. Në objektet e Agjencisë mungon inventari i nevojshëm, ndërsa me buxhet nuk janë paraparë mjete për këtë qëllim, ndërkohë që nga ajo pritet që të realizojë projekte për fillimin dhe zbatimin praktik të dygjuhësisë në Maqedoninë e Veriut. Përderisa Agjencia për zbatimin e dygjuhësisë gjendet e fundit në listën e 23 agjencive që financohen nga buxheti i shtetit, në krye të listës ndodhet Agjencia për financimin dhe zhvillimin e bujqësisë për të cilën është paraparë buxhet prej 141.055.284 euro, ndërsa e 14 në listë ndodhet Agjencia Tekniko Operative (ATO) për të cilën janë paraparë 815.040 euro, dhe e cila duhet të jetë ndërmjetësuese në procesin e ndjekjes së komunikimeve.
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Remzi Mehmedi thotë se jo serioziteti i kësaj Qeverie është lehtë i verifikueshëm nga shumë këndvështrime duke nisur nga fakti që është totalisht e dështuar në planin e brendshëm, nga ajo që përbëhet nga persona në ekzekutiv të dyshuar për keqpërdorime të mëdha dhe sigurisht deri te jo efikasiteti i përmbushjes së obligimeve, si që është edhe çështja e zbatimit të dygjuhësisë.
“Jo serioziteti i qeverisë në drejtim të zbatimit të gjuhës shqipe ishte evident edhe në kohën kur duhej të votohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve gjë për të cilën Aleanca për Shqiptarët kushtëzoi shumicën me largim nga qeveria nëse ky ligj nuk do te votohej brenda 100 ditëve të para. Po ashtu jo serioziteti vërehet edhe në raste të shumta që veç më janë bërë publike ku shihet qartë bastardimi i gjuhës shqipe”, deklaroi për gazetën KOHA, Mehmedi.
Sipas tij, mirë është të ndërmerren urgjentisht të gjitha hapat e nevojshme që ligji të zbatohet ashtu si është paraparë edhe në drejtim të financimit edhe në drejtim të punësimeve dhe sigurisht edhe në drejtim të profesionalizimit.
“Maqedonia e Veriut nuk vuan shumë nga mungesa e ligjeve por vuan nga mungesa e moszbatimit të ligjeve prandaj urojmë që Ligji për përdorimin e gjuhëve mos të ketë fatin e njëjtë si shumë ligje të pazbatuara”, thekson Mehmeti.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha konstaton se me këtë ritëm të funksionimit të Agjencisë për zbatimin e dygjuhësisë në pikëpyetje vihet funksionimi i saj i mëtejmë.
“Me këtë ritëm jo që këtë vit nuk do mund të funksionojë agjencia, por është pikëpyetje a do mund edhe vitin e ardhshëm. Është për të ardhur keq se sa kohë harxhon kjo qeveri për promovimin e ligjit të gjuhës ndërsa nuk merret fare me implementimin sidomos në funksionalizimin e agjencisë të gjuhëve”, deklaroi për gazetën KOHA, Hoxha.
Ndryshe, me ligjin e gjuhëve parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë të cilët ushtrojnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet e tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha që e flasin 20 për qind nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe shkrimi i saj (gjuha shqipe). Ndërsa për moszbatimin e ligjit janë paraparë edhe dënime me para të cilat duhet të shqiptoj Inspektorati për zbatimin e dygjuhësisë, për të cilin Ministria e Drejtësisë ka hartuar ligjin, por që nuk është miratuar në Parlament.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë