LAJMI I FUNDIT:

I ftuari i deklaron “dashurinë” publikisht, skuqet Eni Çobani – Gjebrea bëhet xheloz (Video)

I ftuari i deklaron “dashurinë” publikisht, skuqet Eni Çobani – Gjebrea bëhet xheloz (Video)

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ishte e ftuar Englantina, e cila kishte sjellë mikun e saj Nikun, për ta bindur që ta ndihmojë në rrugën e saj për të fituar mëmësinë ndaj vajzës që ishte detyruar ta braktiste në vitin 1991.

Por, duket se Niku ishte bezdisur nga disa veprime të Englantinës dhe deklaron se nuk është më shoku i saj, teksa tek “E Diela Shqiptare” ishte paraqitur nga “debulesa” që kishte për Juristen Eni Çobani.

Zonja Eni ka shumë adhurues në të gjithë vendin falë popullaritetit të madh që ka fituar nga paraqitjet e mrekullueshme në “Shihemi në Gjyq”, por duket se edhe ajo është zënë e papërgatitur nga deklarata e Nikut.


Eglantina: E kam pru Nikun. Nikun e kam shok, mik.

Niku: Të lutem shumë unë nuk jam shoku yt, rrugët tona janë ndarë kohë më përpara, nuk mund të mbaj përgjegjësi për çdo që ti thua… Unë nuk jam Zoti në këtë vend që të mbroj ty në çdo kohë, të lutem shumë, për këtë pjesë nuk mund të duroj më.

E.Çobani: Pra ju shqetëson fakti se ajo ju thërret shok Niku?

Niku: Më shqetëson fakti se ajo ka shumë besim tek unë, dhe unë nuk mund t’ia shpërblej dot atë gjë.

E.Çobani: Megjithatë ju një hap të besimit tuaj e bëtë, se erdhët sot në këtë studio.

Niku: Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty, dhe domethënë nga kjo unë jam këtu në këtë studio.

E.Çobani: Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën, dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje. U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut.

A. Gjebrea: Unë u bëra pak xheloz të them të vërtetën.

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kalo në kategori