LAJMI I FUNDIT:

Ftohni një shishe me verë për tre minuta

Ftohni një shishe me verë për tre minuta

Sa herë i keni përshëndetur mysafirët dhe keni kujtuar në minutën e fundit që nuk e keni vendosur verën të ftohet? Pranojeni se nuk ka asgjë më të keqe se vera e zier.

Më poshtë po ju sjellim një udhëzues si të ftohet një shishe verë në vetëm tre minuta.

Gjithçka që ju nevojitet, ndoshta e keni tashmë në shtëpinë tuaj:


  1. Mbushni enën me ujë të ftohtë,

  2. Shtoni akullin dhe kripën,

  3. Zhyt një shishe verë të mbyllur në ujë,

  4. Llogaritni vetë sasinë e akullit dhe kripës,

  5. Nxirreni shishen pas tre minutash dhe shërbejeni verën e ftohur në mënyrë perfekte!

Përkatësisht, kripa përshpejton uljen e temperaturës, në mënyrë që vera të ftohet shumë më shpejt.

Verifikim faktesh: Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë?
Lexo po ashtu Verifikim faktesh: Sa e dëmshme është një gotë verë në ditë?

Kripa ul temperaturën e ujit, por nuk e shndërron në akull. Mund të vendosni një shishe pije në frigorifer për disa minuta, por ky trik me ujë dhe kripë reagon më shpejt dhe ftohet më mirë se ajri i ftohtë.