LAJMI I FUNDIT:

FSK nis misionin e parë paqeruajtës, Osmani thotë se kushdo që kërcënon SHBA-të, ka kërcënuar edhe Kosovën

FSK nis misionin e parë paqeruajtës, Osmani thotë se kushdo që kërcënon SHBA-të, ka kërcënuar edhe Kosovën

Sot u mbajt ceremonia e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt, ndërsa ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani thënë se kjo nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se Kosova nga një vend që dikur ka importuar trupa paqeruajtëse, sot po dërgon FSK në mision paqeruajtës.

“E nderuar sot që në cilësinë e komandantes supreme të FSK të jem bashkë me ju në përcjelljen e kontingjentit paqeruajtës në Kuvajt. Në këtë ditë historike kam ardhur të ju them ‘Zoti ju ruajt dhe faleminderit’. Nuk mund të lë pa përmendur që në këtë ditë historike asgjë nuk i afrohet nderit që të shërbej si komandante. Ky mision gjashtëmujorë ushtarëve tanë po i bëhet e mundshme falë partneritetit me SHBA. Programi i SHBA-së me shtetin tonë ka qëllim afatgjatë. 22 vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të ishin pjesë e misionit paqeruajtës në botë, sot kjo po bëhet realitet”, ka thënë Osmani.


“Nga një vend që importuam trupa paqeruajtës sot po bëhemi eksportues të trupave paqeruajtëse. Ushtarët tanë do të jenë kudo dhe kurdo”, u shpreh ajo.

U.d e presidentit Osmani tha se kushdo që e kërcënon SHBA-në dhe aleatët tjerë, ka kërcënuar edhe Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori