Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar që së shpejti fshati Gllamnik do të bëhet me çerdhe të re.

Ai ka deklaruar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e çerdhes në fshatin Gllamnik, një investim prej 688,800 euro, nga bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit.


"Ky projekt i rëndësishëm do të krijojë kushte më të mira për edukimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të kësaj zone. Gurthemeli i çerdhes do të vendoset së shpejti. Urime banorëve të Gllamnikut dhe fshatrave përreth", ka shkruar Bulliqi./Telegrafi/