0Shares

Shumica e damave të famshme nuk rezistuan që bash me këtë frizurë të shëtisnin në tepihun e kuq.

Akademia Amerikane e Filmit ka shpërblyer artistët më të mirë të filmit, më 4 mars 2018, për punën e tyre në vitin e kaluar, ndërkaq ne do t’u përkushtohemi frizurave më të bukura me të cilat aktoret kanë shëtitur në tepihun e kuq.

Në të vërtetë, tallazet kanë qenë frizura më e popullarizuar në ndarjen e këtij viti të çmimit Oscars, që është mbajtur në teatrin Dolby në Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Në tepihun e kuq kanë mundur të shihen të gjitha, nga tallazet e buta si në rastin e Margot Robbie deri te kaçurrelat e Jennifer Lawrence.

Ky tip i frizurës vërtet u rri mirë të gjitha femrave, pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve, posaçërisht damave, flokët e të cilave kanë qime të holla, por që janë në kërkim të vëllimit plotësues.

Mbi të gjitha, fjala është për frizurën ideale për dalje në mbrëmje me të cilën çdo kombinim i modës bëhet më glamuroz.

Në vazhdim shikoni se cilat nga damat e famshme kanë vendosur për këtë frizurë në ndarjen e Oscars…

Jennifer Lawrence

Greta Gerwig

Ashley Judd

Allison Williams

Zoey Deutch

Jennifer Garner

Margot Robbie

/Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)