Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ai ka theksuar se qytetarët dhe ai vetë janë nën stres dhe shqetësim për shkak të kësaj ngjarjeje dhe situatës së përgjithshme të pasigurisë në rajon.
“Edhe tek ne mundet të zhvillohet një situatë e tillë, ku ne nuk kemi as Policinë tonë, ku ne nuk kemi as kompetenca në siguri, ku hynë e del gjithkush si të dojë në Luginë të Preshevës. Këtu mundet të bëhet edhe një hapësirë e eskalimit të situatës, sepse nga ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës, tregon që dikush është i interesuar tejet mase për ta eskaluar situatën në rajon”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
Arifi ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë e hakmarrjes në Luginën e Preshevës pas sulmit kriminal në veri dhe ka ftuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ndihmë në monitorimin e situatës.
“Në zyrën time e ftova OSBE-në për të ia shprehur frikën që mund të ketë një hakmarrje nga ajo çka ndodhi në veri të Kosovës, mund të ndodhë edhe në Luginë të Preshevës. Frika ekziston edhe nuk mundemi ta heqim. Por ne nuk po nxisim, unë vetëm jam duke njoftuar edhe do të vazhdoj të i njoftoj duke marrë edhe shkresa zyrtare, që jemi të frikësuar, dhe të jenë më vigjilent dhe më monitorues në Luginë sepse nuk kemi kontroll dhe këtu mund të ndodh gjithçka. Ne jemi në brisk të Serbisë, mund të ndodh gjithçka. Po apeloj tek të gjithë që kanë mundësi dhe kanë mundësinë mos të na lënë vet në këto momente”, ka deklaruar Arifi.
Ai ka bërë thirrje për ndihmë dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar eskalimin e situatës në rajon.
Edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shprehur frikë për ndonjë hakmarrje nga Serbia.
“Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva””, citon Kamberi Vuçiqin.
Ai shtron pyetjen se pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?
“Mos ndoshta kjo është paralajmërim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?”, pyet i shqetësuar Kamberi.
Ai shton se nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryjë në Luginë.
“Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka përfunduar Kamberi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës