LAJMI I FUNDIT:

Frigo Deluxe po vjen në Global Albanian Gastronomy Festival në Berlin me risi të shumta

Frigo Deluxe po vjen në Global Albanian Gastronomy Festival në Berlin me risi të shumta

Frigo Deluxe, një lider në tregun tonë për pajisje profesionale dhe industriale në gastronomi, do të jetë sponsor dhe pjesëmarrës në Global Albanian Gastronomy Festival.

Në panairin Global Albanian Gastronomy Festiva, Frigo Deluxe do të prezantojë pajisje PREMIUM, që i diferencojnë nga të tjerët.

Themeluesi i kompanisë, Burim Kuraja, ndau në një video historinë e kompanisë, shërbimet dhe përkushtimin për të ofruar zgjidhje për çdo shef!

Kjo kompani, operon në tregun vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë që nga viti 2016.

“Kompania Frigo Deluxe është e specializuar në paisje profesionale industriale për Gastronomi dhe Hoteleri. Është themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, operojmë në tregun vendor po ashtu edhe në tregun ndërkombëtarë, përveq edhe atij rajonal i cili është”, u shpreh Z.Kuraja.

Themeluesi i kompanisë, Frigo Deluxe, Burim Kuraja

“Në Frigo Deluxe i kemi disa shërbime të cilat, i kryejmë paraprakisht para se të bëhet edhe vetë porosia e madhe. Ne bëjmë konsulencën, bëjmë projektimin e kuzhinave industriale dhe hotelerike, si dhe bëjmë porosinë e mallit, instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, vazhdoi ai tutje.

Themeluesi i Frigo Deluxe në këtë video tregoi edhe misionin e kompanisë.

“Frigo Deluxe, që në vitin 2016 e ka pasur një mision: që të ofrojë zgjidhje për çdo shef. Ideja është që pavarësisht nëse je shef i kuzhinës, apo je shef i sallës, je shef i laundry-së, i depos apo të lëndës së parë, për secilën e kemi menduar që të japim atë se çfarë duhet, secilit i takon zgjidhja që ta ketë sa më të lehtë punën e vet.”

Frigo Deluxe përfaqëson 52 brende ndërkombëtare me renome botërore, disa prej tyre janë nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja, Greqia.

Sipas themeluesit të Frigo Deluxe, këto brende që janë me renome botërore i janë përshtatur shumë që ata ta ofrojnë po këtë cilësi e cila është prodhuar dhe destinuar për tregun global dhe jo vetëm për tregun e Kosovës.

Themeluesi i kompanisë, Frigo Deluxe, Burim Kuraja

“Panairi i Berlinit, është vetëm temë tashmë e 3 vite që e kemi diskutuar me Panxhën. Ne si kompani si Frigo Deluxe, mendojmë që të jemi sa më afër klientëve tanë. Ne do të jemi në katër pozicione të ndryshme të këtij panairi, do të jemi në pjesën e Showcooking, që do të bëhet në qendër të panairit, do mbulojmë edhe pjesën qëndrore të kuzhinës qëndrore që do të ketë Gala Dinner, do të jemi me stendat tona, ku do marrim pjesë me shumicën e brendeve që ne i përfaqësojmë për tregun evropian, po ashtu do të kemi edhe një bashkëpunim që do të jetë një risi dhe do të përuroret vetëm në panair dhe mbetet të shihet atje.”, tregoi Kuraja.

Ai tregoi se pas dy viteve, Frigo Deluxe mendon të zgjerohet edhe në tregun e Amerikës,

Ai shpreh se ky festival ofron një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar bashkëpunime biznesore dhe për të zgjeruar tregun edhe në nivel ndërkombëtar.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori