LAJMI I FUNDIT:

The Friedkin Group bëri ofertë të lartë për blerjen e Milanit, por u refuzua

The Friedkin Group bëri ofertë të lartë për blerjen e Milanit, por u refuzua
Tifozët e Milanit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Grupi Friedkin, i cili është në prag të përfundimit të blerjes prej 720 milionë euro të Romës, i ofroi Elliott Management 1.2 miliard euro për blerjen e Milanit, por u refuzua.

Grupi amerikan, me qendër në Teksas, ka qenë në bisedime për të blerë Giallorossët për disa muaj dhe thuhej që marrëveshja është afër përfundimit.

Megjithatë, gazeta La Repubblica raportoi sot se gjoja grupi u përpoq së pari të blinte Milanin nga grupi Elliott Management.


Miliarderi Dan Friedkin arrin në Itali, gati të marr pronësinë e Romës
Lexo po ashtu Miliarderi Dan Friedkin arrin në Itali, gati të marr pronësinë e Romës

E përditshmja nga Roma spekulon se Grupi Friedkin vendosi një ofertë prej 1.2 miliard eurosh në tavolinë për kuqezinjtë disa muaj më parë, e cila u refuzua nga Elliott Management.

Sapo u refuzua oferta e tyre, La Repubblica pretendon se Grupi Friedkin atëherë tërhoqi vëmendjen e tyre për të blerë Romën.

Dan Friedkin

Pritet që marrja e pronësisë së Giallorossëve të përfundojë së shpejti, me përfundimin e kujdesit të duhur.

Roma kohëve të fundit lajmëroi humbje prej 87 milionë eurosh për gjysmën e parë të vitit financiar 2019-20. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori