Freskoheni për 30 sekonda me këtë metodë për të evituar vapën e padurueshme

Me ardhjen e verës, temperaturat e larta shpesh janë të padurueshme, me njerëzit që mezi e durojnë të nxehtin.
Në situata të shumta ne nuk dimë se si të veprojmë dhe si të freskohemi shpejt.
Por ka zgjidhje për këtë; dhe nuk ju duhet të përdorni pajisje ftohëse apo ndonjë gjë tjetër, raportojnë mediet e huaja.
Në ditët e nxehta ose kur ndiheni të lodhur dhe të ngrohtë, ka një metodë shumë të thjeshtë dhe efektive që mund ta përdorni edhe në zyrë apo në shtëpi; të shpëlani kyçet e dorës me ujë të ftohtë.
Kjo është një këshillë e shkëlqyer që mund ta zbatoni në punë apo kudo tjetër.
Vendosni kyçet e duarve nën rubinetin e ftohtë në mënyrë që uji të rrjedhë mbi venën kryesore.
Kjo do ta ftohë pak gjakun, do ta ftohë të gjithë trupin dhe do ta ulë temperaturën! Kjo funksionon po ashtu edhe tek pjesa e bërrylave.
Ju mund t’i mbani duart për 30 sekonda në ujë të ftohtë apo një minutë.
Metoda mund t’ju ndihmojë që përkohësisht të freskoheni dhe mund ta përsëritni sa herë që ndjeni nxehtësi. /Telegrafi/

















































