Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Romeo Franz deklaroi sot se Kosova është në fazë të hershme të luftimit të korrupsionit dhe kjo pengon zhvillimin ekonomik të vendit, derisa apeloi te qeveria që të dëshmojë vullnetin për reforma, në mënyrë që të kthejë besimin e qytetarëve te institucionet.
Në sesionin e dytë të punës në takimin e shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Franz tha se përkundër ligjeve të mira që i ka Kosova, ende mungon zbatimi i tyre.
Ai u kujtoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ende nuk është miratuar “Pako legjislative për luftën kundër korrupsionit” dhe “Kodi i rishikuar penal”.
“Njëra nga problemet kryesore mbetet korrupsioni, fatkeqësisht. Një sistem i tërë është i afektuar nga korrupsioni. Kjo e pengon zhvillimin ekonomik të këtij vendi. Kosova është në fazë të hershme të luftimit të korrupsionit.
Në ‘Raportin e Progresit’ ka pasur përmirësime për luftimin e rasteve të mëdha dhe këtë e vlerësoj si shumë pozitive. Kjo është bërë falë prokurorëve specialë… Këta janë hapa të vegjël pasi korrupsioni në Kosovë është i përhapur gjerësisht dhe kjo na shqetëson të gjithë ne. I bëj thirrje qeverisë së re, vullneti i qartë politik është esencial për të luftuar riskun sistematik të korrupsionit në mënyrë efikase dhe për të mundësuar përgjigje të qartë ndaj akteve kriminale.
Për këtë, është esenciale që të kemi institucione të fuqishme, të pavarura që nuk pranojnë ndikim politik. ‘Pako legjislative për luftën kundër korrupsionit’ dhe ‘Kodi i rishikuar penal’ nuk janë miratuar ende. Qeveria duhet ta dëshmojë vullnetin për reforma, pasi që kjo është mundësia e vetme që ata të kthejnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre dhe në institucionet e shtetit”, tha ai.
Ai tha se shoqëria civile në Kosovë ankohet për mungesë të profesionalizmit dhe se “Raporti i Progresit” e konfirmon këtë vlerësim, derisa ftoi për përmirësimin e sistemit gjyqësor, pasi siç tha ai, është shumë i ngadaltë.
Deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni tha se Bashkimi Evropian po përdorë standarde të dyfishta për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Për Kosovën po përdoren standarde të tjera, apo thënë më ndryshe, standarde të dyfishta. Nëse të gjitha këto shtete kanë fituar liberalizimin duke e pasur nivelin e korrupsionit shumë më të lartë sesa e ka Kosova sot, atëherë pse duhet të vazhdojmë të jemi të izoluar?
Vlerësoj se nuk është e drejtë që pas përmbushjes së të gjitha kushteve për liberalizim, përfshirë kushtet e reja të vendosura ndaj nesh, të cilat nuk janë vendosur ndaj asnjë shteti tjetër, e sidomos pasi që KE dhe PE dhanë dritën e gjelbër për liberalizim. Kjo të sjellë në konkluzionin se Kosova nuk po trajtohet si e barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor e të mos flasim për shtetet anëtare të BE, gjithmonë sa i përket kritereve të anëtarësimit”, tha ajo.
Franz para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha foli edhe për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, derisa theksoi se është shumë e rëndësishme që të rritet vetëdija e qytetarëve për mjedisin.
“E kemi edhe ndotjen e ajrit dhe të ujërave. Kemi probleme me menaxhimin e ujërave të zeza dhe nuk është duke u bërë mjaftueshëm për trajtimin e tyre. Kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë të menjëhershme për të pasur ujë të pijshëm për të gjithë njerëzit e Kosovës. Janë disa rregullore, por zbatimi është i mangët. Mbeturinat përfundojnë në deponi të paligjshme në shumicën e rasteve dhe kjo mund të rregullohet përmes rregulloreve… Është shumë e rëndësishme që të rrisim vetëdijen e qytetarëve për problemet mjedisore”, tha ai.
Deputetët u pajtuan se dekarbonizimi, energjia solare dhe energjia e gjelbër duhet të jenë rruga e Kosovës.
Me këtë rast u miratua deklarata e takimit të shtatë, ndërkohë u vendos që takimi i radhës i Komisionit Parlamentar për Stabizilim-Asociim të mbahet në mars të vitit 2022, në Strasburg. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri