LAJMI I FUNDIT:

Franco Foda tregon situatën e mesfushorit Rexhbeçaj te Kosova

Franco Foda tregon situatën e mesfushorit Rexhbeçaj te Kosova

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp edhe për një emër të lakuar tash e disa vite si mesfushori Elvis Rexhbecaj.

Foda ishte sot (e enjte) në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore të 5 qershorit ndaj Norvegjisë.


Megjithatë, përveç emrave në listën e të ftuarve, lojën me Norvegjinë dhe Ligën e Kombeve, Foda u pyet edhe për emra tjerë.

Foda tregon për mungesat e Rashicës dhe Muslijës, zbulon dy lojtarët që nuk i liruan klubet dhe mungesën e Donis Avdijajt
Lexo po ashtu Foda tregon për mungesat e Rashicës dhe Muslijës, zbulon dy lojtarët që nuk i liruan klubet dhe mungesën e Donis Avdijajt

Njëri nga ta ishte edhe mesfushori i Augsburgut, Rexhbeçaj, i cili tash e disa vite përflitet për një ftesë te Kosova.

Trajneri gjerman tregoi se është në kontakt me 26-vjeçarin, por nuk është ftuar shkaku i lëndimit.

“Me Rexhbeçajn jam në kontakt të vazhdueshëm. Ai momentalisht nuk është i ftuar pasi që ka lëndime”, ka thënë fillimisht Foda.

“Por, nuk jam në konakt vetëm me të, por edhe lojtarë të tjerë të rinj”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. /Telegrafi/