LAJMI I FUNDIT:

France Football publikon formacionin më të mirë të javës në kualifikimet e Euro 2020, në të edhe Mërgim Vojvoda

France Football publikon formacionin më të mirë të javës në kualifikimet e Euro 2020, në të edhe Mërgim Vojvoda

Ka përfunduar java e parë e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

Kosova ka marrë fitoren më të rëndësishme deri më tani duke e mposhtur Republikën Çeke me rezultat 2-1.

Fitore në të njëjtin grup ka shënuar edhe Anglia 4-0 ndaj Bullgarisë, ndërsa këtë javë ndeshja kryesore u zhvillua mes Gjermanisë dhe Holandës, ku triumfuan Tulipanët me rezultat 2-4.


E përditshmja franceze France Football ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave në Evropë.

E në këtë formacion bënë pjesë edhe heroi i Kosovës, Mërgim Vojvoda që shënoi golin e fitores ndaj Çekisë.

Drenicasi është radhitur në mbrojtje së bashku me Raphael Varanen, Sergio Ramosin dhe Emerson Palmierin.

Mesfusha përbëhet nga Frenkie De Jong, Georgino Wijanldum dhe Marcelo Brozovic.

Ndërkohë në sulm janë treshja Kingsley Coman, Memphis Depay e Harry Kane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ronaldo i pakënaqur me zëvendësimin e hershëm – u largua duke bërë gjeste i frustruar

Ligat tjera
Kalo në kategori