LAJMI I FUNDIT:

Franca nominon Komisionerin e ri Evropian

Franca nominon Komisionerin e ri Evropian

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nominuar Ministrin e Jashtëm, Stephane Sejourne, si Komisionier i ardhshëm Evropian, pasi Thierry Breton dha dorëheqje nga posti dhe tërhoqi kandidaturën për një mandat të dytë.

Në një deklaratë, Pallati Elysee tha se vendimi ishte marrë “në përputhje” me kryeministrin e sapoemëruar Michel Barnier dhe konfirmoi se Franca po kërkonte një rol “kyç” në lidhje me “sovranitetin industrial dhe teknologjik” dhe “konkurrencën evropiane”.

Më herët, Thierry Breton, i cili ka shërbyer si Komisioner Evropian për tregun e brendshëm që nga viti 2019, tërhoqi kandidaturën e tij për rizgjedhje pas asaj që ai i përshkroi si përpjekje të shefes së Komisionit, Ursula von der Leyen, për t’i bërë presion Francës për ta zëvendësuar atë “për arsye personale”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Breton pretendon se von der Leyen ofroi një rol më me ndikim për zëvendësimin e mundshëm të Bretonit “si një shkëmbim politik”, duke hedhur akuza për “qeverisje të dyshimtë”.

Ursula von der Leyen kuptohet se ka lobuar në disa shtete të vogla anëtare për të zëvendësuar kandidatët meshkuj me femra për të mbështetur përpjekjet e saj për të siguruar barazi gjinore në ekipin e saj gjatë javëve të fundit.

Ndryshe, tërheqja e befasishme e Breton e çon procesin e von der Leyen për të bashkuar ekipin e saj të ardhshëm në rrëmujë të mëtejshme.

Përleshjet e brendshme politike në Slloveni do të thonë se kandidatja e qeverisë, Marta Kos, ende nuk ka marrë dritën e gjelbër formale.

Mbetet e pasigurt nëse von der Leyen do të jetë në gjendje të zbulojë ekipin e saj të emëruar në një takim me liderët politikë të Parlamentit Evropian të martën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori