Fox nuk do të luajë në Tomb Rider

Producentët e filmit e kanë zgjedhur Fox të luajë rolin e heroinës seksi në vazhdimin e radhës të filmit aksion, i cili është i adaptuar nga një videolojë. Mirëpo përfaqësuesit e Fox kanë njoftuar se ylli i filmit “Transformers”, “nuk do të vesh këpucët e Angelinas”.
“Megan nuk është e përfshirë në këtë film”, ka thënë një zëdhënës i aktores.
Sipas “The Hollywood Reporter”, producentët planifikojnë një pjesë të tretë pas filmit të vitit 2001 “Lara Croft: Tomb Raider” dhe filmit të vitit 2003 “Lara Croft Tomb Raider: The Cradle of Life”, ndërsa dëshirojnë që të sjellin një aktore tjetër në rolin kryesor.
Nga
Telegrafi
29/01/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































