Fox jep këshilla të gabuara të rënies në peshë

Aktorja e filmit “Jennifer's Body” është kritikuar për shkak se ka dhënë këshilla jo të sakta pasi kishte zbuluar se vazhdimisht pi uthull si pjesë e regjimit të saj për ruajtjen e vijës së trupit.
“Kjo vetëm pastron sistemin tuaj krejtësisht... Nuk jam një që stërvitem, pasi jam e dobët dhe vërtet kam dhëmbë të mëdhenj dhe të ëmbël, andaj duhet t’i pastroj nganjëherë për shkak të sasisë së sheqerit që marr”, kishte thënë aktorja për The Sun.
Megjithatë nutricionistët që atëherë kanë mohuar këto këshilla, duke thënë se uthulla nuk ndihmon në rënien në peshë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































