LAJMI I FUNDIT:

Fotografja Arbnora Memeti me mesazh për femrat: Për të arritur atje ku dëshironi, duhet shumë punë

Fotografja Arbnora Memeti me mesazh për femrat: Për të arritur atje ku dëshironi, duhet shumë punë

Fotografja nga Shkupi Arbnora Memeti, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për profesionin që ajo e bën dhe vështirësitë që i ka.

Sa i përket pjesëmarrjes së femrave me fotografim, ajo tha se femrat nuk kanë shumë ambicie për këtë profesion.

“Kam pasur një rast kur një nga koleget e mia më ka thënë se fotografimi është profesion vetëm për meshkuj. Unë kam filluar të merrem me gazetari, pasi atë edhe e kam studiuar, por fotografimin e kam pasur pasion”.


“E kam pasur përshtypjen se asnjëherë nuk do të arrijë të jem në nivel me kolegët e mi. Por sot kam arritur të jem e ngjashme me ata”, tha Arbnora Memeti.

Ajo shtoi se për të arritur atje ku dëshiron, duhet shumë punë.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Arbnora Memetin: